Aktualitet

EMRAT/ Trafikonin klandestinë drejt vendeve të BE-së, arrestohen 2 të rinjtë!

Në pranga ranë Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.

28 Janar 2026, 12:21 Nga D.S

EMRAT/ Trafikonin klandestinë drejt vendeve të BE-së, arrestohen

TIRANË- Policia ka arrestuar dy të rinj që po trafikonin 4 klandestinë drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. Në pranga ranë Arlen Coku, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Endrit Tota, 35 vjeç, banues në Kukës.

Sipas njoftimit të policisë,  aksioni i koduar policor u zhvillua në rrugën kombëtare Tiranë-Durrës, ku destinacioni i parë ishte Kukësi dhe më pas nëpërmjet Kosovës për në vendet e BE-së.  Uniformat blu sekuestruan automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 4”.
Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari. Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”. Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: A. C., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe E. T., 35 vjeç, banues në Kukës.

Në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, u ndalua automjeti me drejtues 38-vjeçarin dhe pasagjerë 4 emigrantë, të cilët po transportoheshin drejt Kukësit dhe më pas do të ndihmoheshin nga 35-vjeçari, për të kaluar ilegalisht në shtetet e BE-së. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

trafikonin klandestinë drejt vendeve të be-së arrestohen 2 të rinjtë

Sondazh

Poll