Aktualitet

Zbardhet dinamika e plagosjes në Shijak/ 45-vjeçari ngacmoi të dashurën e të riut në lokal, Dorian Ferra e dhunoi në banesë

Vajza që Çumani kishte ngacmuar ishte në lidhje me Dorian Ferrën, një nga autorët e plagosjes. Para ngjarjes, Çumani po i dërgonte mesazhe ngacmuese vazhdimisht të resë, teksa ajo ndodhej në lokal bashkë me të dashurin. 

28 Janar 2026, 10:46 Nga I.A
Zbardhet dinamika e plagosjes në Shijak/ 45-vjeçari ngacmoi të
Policia

SHIJAK- Dinamika e plagosjes së 45-vjeçarit Denis Çumani mbrëmjen e kaluar në Shijak është zbardhur. Mësohet se shkaku i konfliktit dyshohet se ka qenë ngacmimi i një vajzë nga ana e Çumanit. 

Vajza që Çumani kishte ngacmuar ishte në lidhje me Dorian Ferrën, një nga autorët e plagosjes. Para ngjarjes, Çumani po i dërgonte mesazhe ngacmuese vazhdimisht të resë, teksa ajo ndodhej në lokal bashkë me të dashurin. 

Pas insistimit të Ferrës, vajza i ka treguar mesazhet dhe identitetin e personit që ia dërgonte ato. Dorian Ferra më pas ka shkuar te kushëriri i tij dhe bashkë kanë dhunuar Çumanin në banesën e tij të fundit. 

Pasi e kanë dhunuar me gushte dhe shkelma, dy kushërinjte kanë nxjerr armën dhe e kanë qëlluar në brinjë, duke e lënë të plagosur. I dëmtuari u transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, dy kushërinjtë Ferra janë larguar nga vendngjarja dhe vijojnë të jenë në kërkim./Dosja.al

dorian ferra denis Çumani

Sondazh

Poll