Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij/ Në pranga 41-vjeçari në Korçë

Sipas uniformave blu, droga u gjet e ndarë në doza gati për shitje.

28 Janar 2026, 10:29 Nga D.S
Shiste lëndë narkotike në lokalin e tij/ Në pranga
Foto nga vendngjarja

KORÇË-  Policia ka arrestuar një 41-vjeçar si pasojë e një kontrolli në lokalin e tij,  ku u gjet një sasi kokaine. Sipas uniformave blu, droga u gjet e ndarë në doza gati për shitje.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i  N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Ndërkohë policia sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Polena”/ Shiste lëndë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi e cila iu gjet 41-vjeçarit në lokalin që kishte në përdorim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./Dosja.al

korce shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në pranga 41-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll