Aktualitet

Shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës/ AMP nis hetimet, efektivët pritet të merren në pyetje

AMP bën me dije se, ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit.

28 Janar 2026, 11:56 Nga D.S

Shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës/ AMP nis

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat gjatë protestës së opozitës, mbrëmjen e 24 janarit. AMP bën me dije se, ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit.

Ndërkohë, pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje. Prokuroria e Tiranës mund të nisë sërish hetimet lidhur me akuzat e opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar./Dosja.al

amp shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës

Sondazh

Poll