Aktualitet

Trafikimi i 4 tonëve drogë në Itali, Moisi Habilaj dënohet me 10 vite burg, GJKKO vendos në burg dhe 'financierin' e grupit

Gjykata e Posaçme e dënoi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 5 vite. 

28 Janar 2026, 10:46 Nga I.A
Trafikimi i 4 tonëve drogë në Itali,  Moisi Habilaj dënohet
Moisi Habilaj

TIRANË- Moisi Habilaj është dënuar ditën e sotme me 10 vite burg për trafikimin e 4 tonëve drogë drejt Italisë. Gjykata e Posaçme e dënoi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 5 vite. 

Po ashtu bashkë me Habilajn është dënuar dhe Nezar Seiti, që njihej si financieri i grupit kriminal. Seiti është shpallur fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe dënimi i tij prej 12 vjetësh është ulur për 1/3, duke u përfunduar me 8 vite burgim.

Të dy personat e dënuar më sipër do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. GJKKO ka pushuar çështjen për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn, pasi ata janë dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal. Hetimet për grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë. Por teksa dënimi është dhënë, Moisi Habilaj ende nuk dihet se ku ndodhet. Ai u arratis nën hundën e policisë italiane, pasi ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën aty./Dosja.al

moisi habilaj nezar seiti

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll