Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shijak! Në kërkim dy kushërinjtë pasi u konfliktuan me 45-vjeçarin

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti është përshkallëzuar deri në shkrepje të armës.

28 Janar 2026, 08:34 Nga D.S
Plagosje me armë zjarri në Shijak! Në kërkim dy
Foto Ilustruese

SHIJAK- Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e shkuar. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti është përshkallëzuar deri në shkrepje të armës.

45-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti./Dosja.al

te shtena me arme ne shijak 45 vjecari konfliktohet me kusherinjte

Sondazh

Poll