Aktualitet

Çfarë ndodhi në Shijak? 2 kushërinjtë bëhen bashkë dhe qëllojnë 45-vjeçarin

Gjatë sherrit njëri prej tyre ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur.

27 Janar 2026, 23:51 Nga I.A

Çfarë ndodhi në Shijak? 2 kushërinjtë bëhen

SHIJAK- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 e 30 në lagjen Kodër Shijak.

Dy kushërinj janë konflikuar me një 45-vjeçar për motive që ende nuk dihen. Gjatë sherrit njëri prej tyre ka nxjerr armën dhe ka qëlluar mbi 45-vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur. 

I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy kushërinjtë ndodhen në kërkim nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti./Dosja.al

plagosje ne shijak

Sondazh

Poll