Aksidenti me 7 viktima në Rumani/ Dalin PAMJET nga tragjedia, momenti kur furgoni i tifozëve të PAOK-ut përplaset me kamionin
Sipas raportimeve, furgoni transportonte dhjetë pasagjerë, të cilët ishin tifozë të klubit grek PAOK. Udhëtarët ishin nisur nga Katerini, ndërsa destinacioni i tyre ishte Franca.
RUMANI- Pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK, mes tyre dhe dy shqiptarë, janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, furgoni është përplasur 'kokë më kokë' me një kamion.
Sipas raportimeve, furgoni transportonte dhjetë pasagjerë, të cilët ishin tifozë të klubit grek PAOK. Udhëtarët ishin nisur nga Katerini, ndërsa destinacioni i tyre ishte Franca.
Aksidenti tragjik ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas kaloi në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.
Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.
Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Ndërkohë, Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve./Dosja.al
Sondazh
FOTO/ Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK
Vasil Pilo RUMANI- Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të mart...
Kapet një sasi rekord lëndësh narkotike me vlerë 1.4 mln euro në Gjermani, arrestohet një 24-vjeçar shqiptar
Foto ilustruse GJERMANI- Policia gjermane ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar shqiptar. Ai merrej me kujdesin e bim&e...
“Të burgosurit korruptojnë drejtuesit për të dalë në takime speciale”/ Publikohet raporti: Altin Ndoci doli disa herë gjatë periudhës tetor 2025-janar 2026
Foto ilustruse Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, në News24, u publikua dhe një raport i Shërbimit të Kon...
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Madhe, nuk ka asnjë të lënduar
Foto ilustruse TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën e Unazës së Madhe. Sip...
“Drejtuesi i burgut Indrit Cerloj takoi në mëngjes kryeinfermierin Aulon Quku”/ Orët e fundit para arratisjes së Altin Ndocit dhe pingpongu i personave përgjegjës
Foto ilustruse Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan dëshmitë e personave përgjegjës për dalje...
Trafik kokaine nga Meksika në Britaninë e Madhe/ Çmontohet banda kriminale, blloku i shënimeve 'fundos' shqiptarët (EMRAT)
Elton Hallaci, Artur Iseberi, Dale Hosker dhe Dale Creen ANGLI- Kriminelë nga dy grupe të krimit të organizuar janë dënuar pë...
“38-vjeçarit ia hoqën prangat pasi zbriti nga ambulanca”/ Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit: Pse u zëvendësua shefi i sigurisë në moment të fundit?
Foto ilustruse Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli këtë të martë të reja nga ...
EMRAT+ VIDEO/ Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën shtatë persona, mes tyre dy shqiptarë
Foto ilustruse RUMANI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Rumani. Një autobuz, i cili transportonte tifozë të klubit grek PAOK &eu...
Operacion antidrogë në disa zona të Italisë/ Vihen në pranga 17 persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohet kokaina dhe shuma e parave
foto ilustruese ITALI- Një operacion i zhvilluar këtë mëngjes nga Karabinierët e Kompanisë Breno në provincat e Bre...
Vrasja e taksistit shqiptar, arrestohen dy persona në Belgjikë
Foto ilustruse BELGJIKA- Dy persona të cilët dyshohen që janë të përfshirë në vrasjen e taksistit shqiptar Mar...
