Politike

Konferenca e Donatorëve/ Gjermania dhuron 11 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

17 Shkurt 2020, 14:55 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve/ Gjermania dhuron 11 milionë euro për

BRUKSEL– Gjermania dhuron 11 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit tragjik në Shqipëri. Shuma e parave të dhuruara do t’i shërbejnë rindërtimit dhe mirëmbajtjes së shkollave, kopshteve dhe institucioneve arsimore, bëri  me dije Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas sot në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin.

“Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro. Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, tha ministri Maas.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjermania dhuron 11 milionë euro konferenca e donatorëve të europës gjermania dhuron 11 milionë euro konferenca e donatorëve të europës

Sondazh

Poll

Politike 17 Shkurt 2020, 14:08

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e donatorëve për Shqipërinë, zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, të cilën e citoi në gju...

Politike 17 Shkurt 2020, 12:39

MALLAKASTËR– Ish-deputeti demokrat Luan Baçi ka vizituar ditën e sotme grevistët e urisë në stacionin e Poçemit, të cilët janë në ditën e pes...