Politike

"As zonjë s’meriton të të thërrasin"/ Blushi debaton me Koçiun: Është revoltuese të dëgjosh se burgosja e një minoreni është humanizëm

Sipas Blushit, të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen është revoltuese. 

27 Janar 2026, 13:24 Nga D.S

"As zonjë s’meriton të të thërrasin"/ Blushi

Ted Blush

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu duke thënë që nuk meriton as të thërritet 'zonjë. Sipas Blushit, të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen është revoltuese. 

Deputeti Blushi vijoi me akuza duke thënë se, Ergys Agasi nuk është arratisur dhe se ministrja Koçiu e di ku është.

“Zonja drejtuese e seancës, para se të dëgjonim fjalën e Diellës në krye të Ministrisë së brendshme, do ishte e udhës të shpërndanit maska kundërgaz në këtë sallë. Unë ju dëgjova replikat për padelin dhe ping pongut, kini duron të dëgjoni qëndrimin që po mbaj, dëgjuat ato për një orë. Ju kërkova të shpërndani maska kundër gazit sepse fjalimi i Diellës ishte i cilësisë më të dobët edhe se gazi i hedhur në protestë. Të pretendosh se shoqërimi i një minoreni është nen, këtë nuk e thotë asnjë njeri i pashpirt, është revoltuese ta dëgjosh se burgosja e një minoreni është humanizëm. As zonjë nuk meriton të të thërrasin.

E kush e thotë këtë, reagoi pasi i doli gjumi Ergys Agasit dhe i dërgoi mesazh dhe kjo reagoi. Agasi është këtu, nuk është arratisur, e di  mirë ministrja ku është”, tha Blushi. Kush e rrëmbeu Geron meçen e Daniel Shimën. Kush e lejoi killerin me 5 vrasje t’i ikte Policisë së Shtetit, minoreni që ju arrestuat? Kush është përgjegjës? Nëse do kishit ndjenjë do prekeshit për lotët e asaj nëne që i arrestuat djalin. Kush i rrëmben qytetarët e ndershëm të këtij vendi, kush e rrëmbeu Ilir Metën zonjë, pa vendim gjykate. Dhe këto laraskat mbrapa ju lutem na i kurseni”, tha sekretari i përgjithshëm i PL, Ted Blushi./Dosja.al 

 

ted blushi albana kociu

Sondazh

Poll