U shkarkua në kuadër të procesit të Vettingut, KPA rikther në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj
Foto ilustruse TIRANË- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, është rikther në detyrë me vendim të Kolegjit të Pos...
Sipas fotoreporterit, ai ishte duke kryer detyrën profesionale, me aparatin fotografik në një dorë dhe telefonin në tjetrën për të xhiruar pamje për redaksinë, kur papritur u sulmua.
TIRANË- Fotoreporteri Felix Bilani ka rrëfyer momentet që përjetoi gjatë protestës kombëtare të opozitës, ku sipas tij u sulmua me sprej piperi direkt në fytyrë, duke humbur për disa sekonda orientimin dhe duke rënë përtokë. I ftuar në emisionin “Studio24”, Bilani u shpreh se një ngjarje e tillë është e paprecedentë në historinë e protestave në vend.
“Kurrë në historinë e protestave nuk është sulmuar me gaz lotsjellës apo sprej piperi në fytyrë”, deklaroi ai, duke përshkruar situatën e tensionuar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku ishin të pranishëm topi i ujit, automjete policie dhe dy deputetë të PD-së që po konfrontoheshin me efektivët.
Sipas fotoreporterit, ai ishte duke kryer detyrën profesionale, me aparatin fotografik në një dorë dhe telefonin në tjetrën për të xhiruar pamje për redaksinë, kur papritur u sulmua. Gjithashtu, ai tregoi se pas incidentit u transportua me ambulancë, ku iu dha oksigjen, ndërsa theksoi se përdorimi i sprejit duhet të bëhet me kujdes, pasi pasojat mund të jenë serioze.
“Nuk pashë më asgjë, vetëm ndjeva sprajin në fytyrë dhe për 3-4 sekonda rashë në tokë. Unë jam diabetik dhe kardiak. Policia duhet ta dijë që nuk përdoret spraji kundër njerëzve pa ditur pasojat”, tha Bilani, duke shtuar se personi që e spërkati ishte i veshur me uniformë policie.
Më pas, Bilani tregoi se u dërgua në QSUT, ku efekti i sprejit nisi të zbehej, por për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe fizike, ai vendosi të largohej me vullnetin e tij nga spitali.
“Firmosa që do të dilja me dëshirën time dhe shkova në shtëpi. Kam konsumuar qumësht dhe ujë, sipas këshillës së miqve mjekë. Sytë i kam ende shumë të rëndë, sepse isha në distancë shumë të afërt kur u përdor spraji”, tha Bilani./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, është rikther në detyrë me vendim të Kolegjit të Pos...
pamje nga zjarri LUSHNJE- Disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjë jan&eu...
Foto ilustruse VLORË- Dhoma vendore e Avokatisë në Vlorë ka reaguar pas vendimit për zhvendosjen e kadastrës. P&eum...
Foto ilustruse FRANCA- Një bandë e trafikut të kokainës ku përfshihen edhe anëtar shqiptar, ka dalë sot para gjyqtar&eum...
Mikel Ndoj DURRËS- Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili mëngjesin e kësaj të h...
Erion Alibej BRUKSEL- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar sot me video-online për drejtësinë belg...
Foto ilustruse BELGJIKË- Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Belgjikë. Ai ...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e informacioneve, t...
GREQI- Policia greke e konsideron 44-vjecarin nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, si një nga kriminelët më t&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&...