26 Janar 2026, 18:33
Nga E. D

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e informacioneve, të sigurojë prova dhe të evidentojë shkelje të mundshme nga persona përgjegjës, pas dyshimeve për manipulime zgjedhore në komunën e Drenasit.
Vendimi për autorizimin e Policisë erdhi pasi gjatë procesit të rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, është vërejtur “mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në komunën e Drenasit”, u tha në njoftim.
Hetime të ngjashme po kryhen edhe në komuna të tjera, përfshirë në Ferizaj dhe Malishevë, teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka urdhëruar rinumërimin e plotë të votave të rregullta, pasi vërejti mospërputhje të votave të kandidatëve për deputetë.
Në Prizren – komunën që vlerësohet se ka pasur mospërputhje më të madhe të votave të kandidatëve për deputetë – javën e kaluar u ndaluan 109 persona nën dyshime për manipulim të rezultatit zgjedhor. Më pas, gjykata shqiptoi një muaj paraburgim ndaj 23 prej tyre.
Më 9 janar, KQZ-ja kishte njoftua se kishte përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave. Votat e rregullta u numëruan nëpër qendrat komunale të numërimit, ndërsa votat tjera, përfshirë ato nga diaspora në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Gjatë procesit të numërimit, në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.
Në Kosovë manipulimi i votave është vepër penale e dënueshme me burgim.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me mbi 51 për qind të votave të fituara. Ajo pritet të ketë 57 ulëse në legjislaturën e dhjetë./REL
Aktualitet
26 Janar 2026, 18:14
E. D
GREQI- Policia greke e konsideron 44-vjecarin nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, si një nga kriminelët më t&eu...
Aktualitet
26 Janar 2026, 17:36
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&...
Aktualitet
26 Janar 2026, 16:10
E. D
TIRANË- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 56-vjeçarit, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhen...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:53
E. D
foto ilustruese
GRAMSH- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”....
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:44
E. D
foto ilustruese
GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pran...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:39
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai është arrestuar nga policia italiane, pasi u...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:34
E. D
foto ilustruese
DURRËS- 56-vjeçari, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç &eu...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:26
E. D
VLORË- Punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë nisur protesta brenda ambienteve të Kadastrës, pas njofti...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga focat blu, pasi l...
Aktualitet
26 Janar 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Elbasan. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka thyer ma...