Aktualitet

FOTO/ Bie zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar

Si pasojë e tymit, një vajzë në moshë të re është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie.

26 Janar 2026, 20:56 Nga E. D
FOTO/ Bie zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon
pamje nga zjarri

LUSHNJE- Disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjë janë përfshirë nga flakët. Si pasojë e tymit, një vajzë në moshë të re është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie.

Ndërkohë, të gjithë banorët e banesave të prekura nga zjarri kanë arritur të dalin në kohë. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll./Dosja.al

zjarr ne lushnjë

Sondazh

Poll