Aktualitet

Plagosi me thikë për motive të dobëta një 35-vjeçar, arrestohet autori në Durrës

Ai ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe më pas është larguar drejt banesës së tij.

26 Janar 2026, 17:36 Nga E.d
Plagosi me thikë për motive të dobëta një
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një 35-vjeçar.

Ai ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe më pas është larguar drejt banesës së tij. Policia po heton më shumë rreth rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 36 vjeç, banues në Durrës pasi mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugë, në lagjen nr. 8, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. K., 35 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi sot policia./Dosja.al

durrës 36-vjeçar policia

Sondazh

Poll