Aktualitet

U shkarkua në kuadër të procesit të Vettingut, KPA rikther në detyrë prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

Saliaj u shkarkua më 7 tetor të vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të Vettingut.

26 Janar 2026, 21:09 Nga E.d
U shkarkua në kuadër të procesit të
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj, është rikther në detyrë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Saliaj u shkarkua më 7 tetor të vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të Vettingut.

Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003, si prokuror në Prokurorinë e Beratit. Ndërsa që prej vitit 2013, Saliaj ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2024, datë 20.12.2024 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 805, datë 07.10.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 

Ndryshimin e vendimit nr. 805, datë 07.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Xhemal Saliaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2026”,- njofton KPA./Dosja.al

kpa xhemal saliaj vettingu

Sondazh

Poll