Aktualitet

Tregtonin kokainë nga Franca deri në Australi/ Miliona euro fitime dhe shtrije të madhe gjeografike, del para gjyqit banda e shqiptarëve

Mediat franceze shkruajnë se hetimet tregojnë se ky rrjet funksiononte në nivel shumë të lartë dhe kryente dërgesa të mëdha droge jashtë Francës.

26 Janar 2026, 19:59 Nga E.d
Tregtonin kokainë nga Franca deri në Australi/ Miliona euro fitime dhe
Foto ilustruse

FRANCA- Një bandë e trafikut të kokainës ku përfshihen edhe anëtar shqiptar, ka dalë sot para gjyqtarëve në Vannes të Francës. Kjo bandë trafikantësh kishte një shtrirje ndërkombëtare, e cila arrinte deri në Australi. Mediat franceze shkruajnë se hetimet tregojnë se ky rrjet funksiononte në nivel shumë të lartë dhe kryente dërgesa të mëdha droge jashtë Francës.

Mes të pandehurve ka shqiptarë, të cilët luanin një rol qendror në organizimin dhe shpërndarjen e drogës. Ata siguronin lidhjet ndërkombëtare dhe koordinonin dërgesa që arrinin deri në Oqeani dhe Australi.

Një nga dërgesat më të mëdha, e cila tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, ishte 41 kg kokainë me një vlerë të afërsisht 3 milionë euro në treg. Kjo tregon shkallën e jashtëzakonshme të veprimtarisë së rrjetit dhe fitimet kolosale që kishin përmes trafikut ndërkombëtar.

Rrjeti përdorte lidhje komplekse ndërkombëtare, me anëtarë, të cilët kishin detyra të ndara për sigurimin, transportin dhe shpërndarjen e drogës. Organizimi ishte i sofistikuar dhe shmangte kontrollet policore evropiane gjatë transportimit të drogës në tregje të largëta.

Hetimet dhe provat e grumbulluara tregojnë se ky rrjet ishte i paprecedent për zonën, duke pasur ndikim ndërkombëtar dhe duke përfshirë dërgesa me vlera miliona euro. Ky rast tregon trafikun e organizuar ndërkombëtar ku shqiptarët luajtën rol kyç, me dërgesa që kapnin kontinente dhe me fitime milionëshe./Dosja.al

franca kokainë shqiptar

Sondazh

Poll