Aktualitet

VIDEO/ Plagosi me thikë vajzën e tij, momenti kur policia vë në pranga 56-vjeçarin në Durrës 

56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.

26 Janar 2026, 16:10 Nga E. D

VIDEO/ Plagosi me thikë vajzën e tij, momenti kur policia vë

TIRANË- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 56-vjeçarit, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeçe. Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.


Krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit. 24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me thikë vajzën e tij, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-M. N., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12, Durrës, në rrugë, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, për motive të dobëta. Gjithashtu, 56-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar atë, në momentin e plagosjes së vajzës.

2 shtetasit e plagosur po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, "Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"./Dosja.al

mikel ndoj

Sondazh

Poll