Aktualitet

Aksidenti në Gramsh, policia jep detaje: Viktimë mbeti një 43-vjeçare, dy të plagosur në spital (EMRAT)

Blutë bëjnë me dije se nga aksidenti, viktimë ka mbetur 43-vjeçarja, Dëshira Hoxha, e cila ishte infermiere.

26 Janar 2026, 15:53 Nga E. D
Aksidenti në Gramsh, policia jep detaje: Viktimë mbeti një
foto ilustruese

GRAMSH- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”.  Blutë bëjnë me dije se nga aksidenti, viktimë ka mbetur 43-vjeçarja, Dëshira Hoxha, e cila ishte infermiere.

Ndërsa e plagosur ka mbetur një mësuese, Albana Boja që është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Njoftimi i Policisë: 

Gramsh/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion./Dosja.al

dëshira hoxha aksidenti ne gramsh

Sondazh

Poll