Aktualitet

Paralajmëruan grevë! Protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut, vijojnë hyrjet e mjeteve të rënda në Qafë Thanë

Kamionistët nga Maqedonia e Veriut thonë se greva lidhet me ditët e qëndrimit në vendet e BE.

26 Janar 2026, 11:52 Nga D.S

Paralajmëruan grevë! Protesta e kamionistëve në

MAQEDONI E VERIUT- Pas grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të BE-së, në doganën e Qafë Thanës, janë regjistruar hyrje te pakta të kamionëve nga Maqedonia e Veriut.

Kamionistët nga Maqedonia e Veriut thonë se greva lidhet me ditët e qëndrimit në vendet e BE. Kjo sjell pasoja pasi koha e qëndrimit të tyre në vendet e BE është e kufizuar. Nga ana tjetër, Ministria e Transporteve të Maqedonisë, ka mbështetur grevën e tyre dhe pritet një reagim nga vendet e BE./Dosja.al

maqedonia e veriut protesta e kamioneve ne maqedonine e veriut qafe thane

Sondazh

Poll