Aktualitet

"Mos u dorëzoni, shpresa vdes e fundit!"/ Zbardhen përgjimet e Bujar Sefës! Si i motivonte ai kultivuesit e drogës në Krujë

Nga ky përgjim zbulohen detaje që tregojnë mbi veprimtarinë kriminale të grupit 'Rraja', që merrenin me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës. 

26 Janar 2026, 11:07 Nga D.S
"Mos u dorëzoni, shpresa vdes e fundit!"/ Zbardhen përgjimet
Bujar Sefa

KRUJË- Janë publikuar përgjimet e Bujar Sefës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohej se ishte pjesë e grupit kriminal ‘Rraja’. Nga ky përgjim zbulohen detaje që tregojnë mbi veprimtarinë kriminale të grupit 'Rraja', që merrenin me kultivimin e kanabisit në zonën malore të Krujës. 

Më poshtë është biseda e zhvilluar mes Sefës dhe një bashkëpunëtori të tij, Asim Paluci, ku ky i fundit inkurajohet nga Sefa.

Përgjimet: 


Bujar Sefa: O shoku,


Asim Paluci: Urdhro.

Sefa: Si jeni o dajë si jeni? A keni gdhirë mirë?

Paluci: Mirë, mirë.

Sefa: A ka ngel ndonjë makinë fshehur, se unë dola.

Paluci: Jo, hala, asnjë hala.

Sefa: Si kanë gdhirë bimët sot?

Paluci: Mirë kanë gdhirë mirë, ç’i do.

Sefa: Ashtu se dro ishalla nuk na i prejnë or burrë, mos u dorëzoni se shpresa vdes e fundit.

Paluci: Aha dorëzu, s’kena ç’bëjmë më mo jo. Po mrom?

Sefa: Po për jo e këna lonë pra, për jo e këna lon gjasme me to.

Paluci: Për një javë gjoja apo më shumë?

Sefa: Për një javë mo se ma shumë…

Paluci: Të dielën a?

Sefa: po. Merri besimtarët se me qëllu vijnë i presin edhe sot asht për tu q…Për 5 min vijnë sepse o ka ardh është fuoristradë e bardhë n’Noj.

Paluci: Mirë. Aty jam dhe unë përballë. E kam hjek unë, në çadrën e kam hjek krejt./Dosja.al

bujar sefa asim paluci

Sondazh

Poll