Politike

Meta: Kallëzim shtesë për Dvoranin, maxhoranca keqpërdori Venecian, Gjykata Kushtetuese po kthehet në ‘Krye-KÇK’

17 Shkurt 2020, 09:12 Nga DOSJA
Meta: Kallëzim shtesë për Dvoranin, maxhoranca keqpërdori

TIRANE- Presidenti i Republikës ka akuzuar sërish kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin tha se do të bëjë një shtesë në kallëzimin e tij në prokurori. Në një konferencë të njoftuar që prej mëngjesit të sotëm, Meta tha se me ndryshimet e fundit në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po bëhet një grusht shteti. Me ndyshimet e bëra nga maxhoranca, që sipas kreut të shtetit, ka kapur qeverinë, Gjykata Kushtetuese, është kthyer në një “Krye-KÇK”.

Gjithashtu,  ai ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t’i ruajë vetes një pozicion në GJK  dhe theksoi se duhet që t’i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si ‘kriminal’.

 

PËRPLASJA META-DVORANI

Komisioni i Venecias  ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. “Venecia” ka dërguar dhe një delegacion në Tiranë, i cili është takuar me disa nga palët.

Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin.

KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të kompetencave”.

Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo Kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta ilir meta konferencë të jashtëzakonshme padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta ilir meta konferencë të jashtëzakonshme padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll