Politike

Konferenca e Donatorëve/ Komisioneri për zgjerim në BE takon Ramën,Varhelyi: Diskutim për reformat, solidaritet pas tërmet

17 Shkurt 2020, 08:20 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve/ Komisioneri për zgjerim në BE takon

Bruksel- Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, përmes një statusi në Twitter shkruan se ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Mësohet se ky takim është bërë në kuadër të Konferencës së Donatorëve, që pritet të nisë sot në orën 14:30.

 “Diskutim që herët në mëngjes me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ministrat e jashtëm të BE-së, organizuar nga Luigi Di Maio. Diskutime të frytshme për progresin e reformave dhe solidaritet i fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit, në pritje të konferencës së sotme të donatorëve. “, shprehet ai.

Bashkimi Evropian do të organizojë sot një Konferencë të Donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatoreve olivér várhelyi edi rama konferenca e donatoreve olivér várhelyi

Sondazh

Poll