Aktualitet

Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike kanabis.

23 Janar 2026, 15:04 Nga E.d
Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar në Korçë. Ai u arrestua nga blutë, pasi shiste kanabis të ndarë në doza. Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike kanabis. Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me një 37-vjeçar banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

50-vjeçar  korçë kanabis

Sondazh

Poll