Aktualitet

Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 3 persona në Vaqarr

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një person, i cili  u kap duke luajtur në ambientet e lokalit.

23 Janar 2026, 14:06 Nga E.d
Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 3 persona
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Vaqarr. Ata u arretuan nga forcat blu, pasi kishin përshtatur një lokal në funksion të lojrave të fatit.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe një person, i cili  u kap duke luajtur në ambientet e lokalit. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër celularë me të cilët viheshin baste sportive.

Njoftimi i plotë i policisë

"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over 4”.Bashkëpunuan për përshtatjen e një lokali në Vaqarr, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen 3 shtetas, ndër ta, pronari i subjektit. Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap duke luajtur, në ambientet e lokalit. Sekuestrohen 4 celularë me të cilët viheshin baste sportive.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimatarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Game Over 4”.

Gjatë operacionit u konstatua se 1 lokal në fshatin Vaqarr, ishte përshtatur për vënie të kundërligjshme të basteve sportive, me celularë. Për këtë rast u vunë në pranga pronari i lokalit, shtetasi J. G., 30 vjeç, si dhe 2 bashkorganizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasit F. D., 29 vjeç dhe K. D., 31 vjeç.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë, 1 shtetas, i cili gjatë ndërhyrjes së shërbimeve, u konstatua duke vënë baste, në ambientet e lokalit, B. S., 25 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme"./Dosja.al

vaqarr lokal lojëra fati

Sondazh

Poll