Aktualitet

Fshehu farat e kanabisit në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia gjeti në fshatin Kosmaç, 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

23 Janar 2026, 14:18 Nga E.d
Fshehu farat e kanabisit në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari
Foto ilustruse

SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 70-vjeçar në Vaun e Dejës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte fshehur farat e kanabisit në lokalin e tij. Policia gjeti në fshatin Kosmaç, 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Blutë po hetojnë më shumë mbi rastin.


"Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “SEEDS”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në lokalin e shtetasit Xh. M., në fshatin Kosmaç, ku gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës  materiale. Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

70-vjeçari kanabis lokal

Sondazh

Poll