Aktualitet

Konflikti me armë në Kukës, policia zbardh dinamikën e ngjarjes 

Dy kushërinjtë tentuan të vrasin një person.

23 Janar 2026, 14:46 Nga E.d

Konflikti me armë në Kukës, policia zbardh dinamikën e

KUKËS- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi pak më parë në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për aryeje banale.

Dy kushërinjtë tentuan të vrasin një person. Fillimisht e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas  kanë tentuar të vrasin me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë 

Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al

policia konflikt kukës

Sondazh

Poll