Aktualitet

"Eksportet janë rritur me 6.26%" Ministrja Ibrahimaj: Peshën më të madhe e ka turizmi

Sipas Ibrahimaj, pjesën e luanit në nivelin e eksporteve e zënë shërbimet, të cilat sipas për llogaritjeve janë në nivelin 84.8%.

23 Janar 2026, 12:50 Nga D.S

"Eksportet janë rritur me 6.26%" Ministrja Ibrahimaj:

TIRANË– Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se niveli i eksperteve totale përgjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025 është rritur me 6.26%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Ibrahimaj, pjesën e luanit në nivelin e eksporteve e zënë shërbimet, të cilat sipas për llogaritjeve janë në nivelin 84.8%.

Ministrja po ashtu u shpreh se eksportet në bujqësi dhe sektorin e energjisë janë rritur ndjeshëm. Ajo theksoi se pesha më e madhe e eksporteve lidhet me shërbime ndaj turizmit dhe numrat e turistëve të huajë kanë ardhur duke u rritur, në 2025 ishin mbi 12 milionë turistë që erdhën në Shqipëri.

“84.8% janë eksportet të shërbimeve. Pesha më e madhe e eksporteve lidhen me shërbimet, janë shërbime të lidhura me turizmin dhe numrat e turistëve të huajë kanë ardhur duke u rritur, ndërsa në 2025 ishin mbi 12 milionë turistë që erdhën në Shqipëri.

Eksportet e mallrave janë në nivelin 15.5%. Eksportet në total gjatë nëntëmujorit të 2025 janë rritur me 6.26%.Eksportet bujqësore kanë pasur rritje të lehtë, Për 12 muaj e parë, eksportet e energjisë elektrike janë rritur me 6.8%”, tha ministrja./Dosja.al 

ministrja e ekonomisë dhe inovacionit delina ibrahimaj eksportet e ushqimeve

Sondazh

Poll