Aktualitet

VIDEO/ Shfrytëzonte të renë nga Brazili për prostitucion! Në pranga 19-vjeçari nga Lushnja

Sipas njoftimit të policisë, S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë., kishte shfrytëzuar për prostitucion brazilianen L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar për rreth dy muaj në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në banesën e tij.

23 Janar 2026, 14:27 Nga D.S

VIDEO/ Shfrytëzonte të renë nga Brazili për prostitucion!

LUSHNJË- Një 19-vjeçar nga Lushnja është arrestuar dhe ka nisur procedimi penal për një  braziliane pasi janë të dyshuar për prostitucion. Sipas njoftimit të policisë, S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë., kishte shfrytëzuar për prostitucion brazilianen L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar për rreth dy muaj në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në banesën e tij.

Mësohet se, 25-vjeçarja ushtronte prostitucionin në vende të tjera përveç banesës së tij. Gjatë operacionit, uniformat  blu, kanë sekuestruar dy celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Lushnjë/Finalizohet operacioni policor “Pitstop”.
Shfrytëzonte për prostitucion, 1 shtetase braziliane që e kishte strehuar në banesën e tij, arrestohet 19-vjeçari.
Procedohet penalisht shtetasja braziliane që ushtronte prostitucion.
Sekuestrohen 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj, për prostitucion, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, operacionin e koduar “Pitstop”.
Si rezultat i operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.
Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion, për rreth 2 muaj, shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e ka strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në banesën e tij. 25-vjeçarja e ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera.
Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për 25-vjeçaren, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

shfrytëzonte të renë nga brazili për prostitucion lushnje ne pranga 19 vjecari

Sondazh

Poll