Aktualitet

SPAK nuk gjeti prova/ GJKKO pushon çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre, por SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. 

23 Janar 2026, 12:17 Nga I.A
SPAK nuk gjeti prova/ GJKKO pushon çështjen ndaj ish-drejtorit
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar ditën e sotme çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Pushimi i çështjes është bërë me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu. 

Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre, por SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. 

Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.

Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme./Dosja.al

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll