Aktualitet

Fusnin lëndë narkotike në ambjentet e burgut në Elbasan! SHKBB arreston 3 persona, mes tyre një polic

Si rezulat i hetimeve disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

23 Janar 2026, 12:12 Nga D.S
Fusnin lëndë narkotike në ambjentet e burgut në Elbasan!
SHKBB

ELBASAN-  Tre persona mes tyre një punonjës policie, janë vënë në prangat pasi akuzohen për futje të lëndëve narkotike në ambientet e burgjeve. Si rezulat i hetimeve disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar.

Sipas njoftimit të policisë masa e sigurisë 'arrest në burg' është dhënë ndaj një punonjësi policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit. Uniformat  blu bëjnë me dije se, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

”Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar me sukses një operacion kundër veprimtarisë kriminale në IEVP Elbasan.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit datë 22.01.2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19.12.2025, u ekzekutua masa “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim: N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan; E.K., familjare e një të paraburgosuri dhe G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Hetimi, i zhvilluar me metoda speciale, zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në institucion me qëllim përfitimin financiar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”/Dosja.al 

shkbb arreston 3 persona mes tyre një polic elbasan fusnin lëndë narkotike në ambjentet e burgut në elbasan

Sondazh

Poll