22 Janar 2026, 21:56
Nga E. D
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump. Në një lidhe direkte nga Davosi në “Top Story”, Osmani u pyet se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump. Në përgjigje, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.
Ajo gjithashtu sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.
Pjesë nga intervista:
Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?
Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.
Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?
Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.
Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?
Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar Grida, një ngjyrë që e dua shumë./Dosja.al
vjosa osmani
Politike
22 Janar 2026, 21:53
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Demokratët votuan sot në Kuvend anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes të prop...
Politike
22 Janar 2026, 21:51
E. D
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pyet se pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqe...
Politike
22 Janar 2026, 21:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët për faktin se në opinionin publik kanë dalë lajme ng...
Politike
22 Janar 2026, 21:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner pë...
Politike
22 Janar 2026, 21:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Demokratët votuan sot për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Lidhur me këtë, ...
Politike
22 Janar 2026, 21:32
E. D
Vjosa Osmani
TIRANË- Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të ‘Bordit të Paqes’ në ...
Politike
22 Janar 2026, 21:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipëris...
Politike
22 Janar 2026, 21:10
E. D
Ivanka Trump, Edi Rama
TIRANË- Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur këtë mbrëmje në kryemin...
Politike
22 Janar 2026, 20:49
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me seancën paraprake në GJKKO për dosjen CEZ-DIA. Përmes një...
Politike
22 Janar 2026, 20:26
E. D
Besnik Bislimi
KOSOVË- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin...