Politike

"Do të rëndojë Shqipërinë"/ Bordi i Paqes, Berisha konfirmon faturën financiare: Përplasja me BE-në do të ishte absurde! Kur ne shkuam në Iran, paguanim diçka

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kostoje financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në bord është e vërtetë, por kurrsesi në shifrën e përfolur. Sa i përket një kostoje për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo do të ishte absurde nga ana e europianëve.

22 Janar 2026, 21:53 Nga E. D
"Do të rëndojë Shqipërinë"/ Bordi i Paqes,
Sali Berisha

TIRANË- Demokratët votuan sot në Kuvend anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes të propozuar nga Donald Trump. Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kostoje financiare për anëtarësimin e Shqipërisë në bord është e vërtetë, por kurrsesi në shifrën e përfolur. Sa i përket një kostoje për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo do të ishte absurde nga ana e europianëve.

Pjesë nga intervista: 

Sali Berisha: Ka faturë.

Blendi Fevziu: Është gati Shqipëria?

Sali Berisha: Të garantoj që ajo faturë nuk do të rëndojë Shqipërinë në atë formë siç u tha. Edhe në qoftë se jep, ata japin. Merr ti këto armatimet e ushtrisë, në treg s’i blen dot, janë si gjysmë dhurate. Kur ne shkuam në Iran, ne paguanim diçka, shpenzimet e ushtarëve tanë. Nuk është se s’ka një kosto, por është e përballueshme.

Blendi Fevziu: A do të kemi ne një përplasje ku do të lusësh Macron apo Mertz?

Sali Berisha: Dhe për këtë do të na anatemojnë? Do të ishte absurde. Ne do të votojmë. BE nuk ka mekanizma të sigurisë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll