Politike

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Berisha: Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen, votuam në parim

Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

22 Janar 2026, 21:18 Nga E. D
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lideri i opozitës tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Kryedemokrati nënvizoi se PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

“Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve. Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin? Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”, tha Berisha./Dosja.al

 

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll