Politike

"Tokë publike..."/ Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër! Zvërneci është investim kryekëput privat

Berisha tregoi se edhe ai vet kur ishte kryeministër ka tentuar që Sazanin t’ia jepte Sivio Berluconi për zhvillim, por diçka e tillë nuk u realizua.

22 Janar 2026, 21:47 Nga E. D
"Tokë publike..."/ Projekti i dhëndrit të Trump
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin e Sazanit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tregoi se edhe ai vet kur ishte kryeministër ka tentuar që Sazanin t’ia jepte Sivio Berluconi për zhvillim, por diçka e tillë nuk u realizua. Kryetari i PD thekson se është pro dhënies së Sazanit për zhvillim dhe për realizimin e projekteve madhore.

“Zvërneci është investim kryekëput privat. Nuk kam parë që është dhënë tokë publike. Si mund të jem kmundër kur ka një ujdi mes privatëve. Janë të mirëpritur. Vijmë te Sazani, tokë publike. Sazani ka një histori, historia është kjo. Fatos Nano e kishte ofruar në treg, un e gjeta një gjë të tillë.

Unë bisedova me Berlusconin, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar edhe sot nuk është i thjesht. Berlusconi e pëlqeu e bëri projektin, por erdhi kriza financiere e 2008 dhe mbeti projekti. Si ta kundërshtoja unë kur unë vet isha për pjekur që të jepej për zhvillim. Rama biznesmenëve shqiptarë u ka dhënë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”, tha Berisha./Dosja.al

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll