Politike

“Votojmë si SHBA-të”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve: U detyrohemi pavarësinë e Kosovës...

Lideri i opozitës tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA.

22 Janar 2026, 21:44 Nga E. D
“Votojmë si SHBA-të”, Berisha tregon dy arsyet që i
Sali Berisha

TIRANË- Demokratët votuan sot për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Lidhur me këtë, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se dokumenti është votuar në parim dhe jo nen për nen. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Kryedemokrati, Sali Berisha tregoi dy arsyet se pse u u dha kartoni jeshil. Sipas tij, e para është se do votojmë si SHBA-të dhe e dyta se "u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës". 

“U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë se do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie.

Së dyti, u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës. Ne përsëri kemi probleme me Beogradin që nuk heq dorë nga paranoja e Serbisë së Madhe. Para 3 ose 4 vitesh erdhi në Zubin Potok, Vuçiç dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe, njësoj si Millosheviçi. Në këto rrethana, unë kam qenë, jam dhe mbetem që të votohet siç votojnë Shtetet e Bashkuara.

Bordi ka një bazë në SHBA, por edhe po të mos ishte kjo bazë, siç ka marrë pjesë në Koalicionin e Vullnetit, unë personalisht do ta votoja.

Ne dokumentin e votuam në parim, jo nen për nen. I thamë Edi Ramës, ti nxin, ti turpëron. Ishte ulur pranë Lubisë (referuar ministres Belinda Balluku), i thamë që ajo do të të marrë me vete ty. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë, paçka se Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesën. Ftesa u dërgohet vendeve”, u përgjigj Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll