Politike

"Orët e fundit nuk kemi komunikuar"/ Bordi i Paqes, Osmani: Rama ishte i ftuar, nuk e di arsyen përse nuk udhëtoi

Osmani tha se kryeministri Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent.

22 Janar 2026, 21:51 Nga E. D
"Orët e fundit nuk kemi komunikuar"/ Bordi i Paqes, Osmani: Rama
Vjosa Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pyet se pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes. Duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë sot në “Top Story” Osmani tha se kryeministri Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent.

“Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të ftuarit e parë si shtet themelues. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Pse nuk ka arritur të udhëtojë kryeministri, besoj duhet të pyesni atë sepse orët e fundit nuk është se kemi komunikuar, por e di që ka qenë i ftuar”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani./Dosja.al

vjosa osmani

Sondazh

Poll