Politike

Lapaj thirrje nga Shkodra për bashkim në protestën e 31 janarit: Rruga e duhur është ajo e qëndrestarëve

Gjatë takimit, Lapaj bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në protestë për të drejtat e tyre dhe t’i thonë mjaft regjimit.

22 Janar 2026, 19:13 Nga DOSJA
Lapaj thirrje nga Shkodra për bashkim në protestën e 31 janarit:
pamje nga takimi

SHKODËR- Adriatik Lapaj ka nisur takimet me qytetarët në Shkodër. Ky takim vjen në kuadër të protestës së paralajmëruar që do të mbahet më 31 janar në orën 18:00 në Tiranë. Gjatë takimit, Lapaj bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në protestë për të drejtat e tyre dhe t’i thonë mjaft regjimit.

“Jemi brezi i fundit që luftojmë kështu, po plaken prindërit e mi dhe po shohim se si po na ikën jeta edhe ne. Njerëzit duhet ti thërrasin mendje, ose këtë vend kanë për ta gëzuar të tjetër. Do shtiesh njëherë në pushkë që të të vijë tjetri të ndihmojë. Po nuk shtive, nuk vij unë. Shumë thonë nuk e rrëzoni dot, por rrëzimi është proces. Por ne po ja rrëzojmë fasadën që askush nuk kishte guxuar ta bënte”, tha Lapaj./Dosja.al

adriatik lapaj

Sondazh

Poll