Politike

Çështja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje”

Pala mbrojtëse ka argumentuar se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Shkalla e Parë, me pas i Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është në shkelje te Kushtetutës.

22 Janar 2026, 17:42 Nga E. D
Çështja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese pranon
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar masën “detyrim paraqitjeje” për çështjen “Partizani”. Pala mbrojtëse ka argumentuar se vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm, Shkalla e Parë, me pas i Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është në shkelje te Kushtetutës. Kërkesa do të shqyrtohet në seancë mbi bazën e dokumenteve, ndërkohë data e seancës nuk është përcaktuar ende.

Çështja "Partizani"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash". 

Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll