Politike

"I duhej skena politike për të mbuluar dështimin"/ Rama nuk e votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes, Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike

Sipas tij, Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un.

22 Janar 2026, 16:51 Nga E. D
"I duhej  skena politike për të mbuluar dështimin"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes ditën e sotme në Kuvend.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi tha se Rama iku nga salla pa asnjë arsye shtetërore, sepse sipas tij, kryeministri jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos. Sipas tij, Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen! Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar. Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!/Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll