Politike

Osmani ndan foton nga takimi me Trump në Davos: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shprehet se aleanca me Amerikën është rruga e vetme për sigurinë, paqen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

21 Janar 2026, 22:56 Nga E. D

Osmani ndan foton nga takimi me Trump në Davos: Kur Amerika

DAVOS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga takimi me Presidentin ameriakn, Donald Trump sot në Davos. Osmani mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Bordit të Paqes, nismë e cila kryesohet nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shprehet se aleanca me Amerikën është rruga e vetme për sigurinë, paqen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ajo thekson se kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt.

Postimi i Osmanit: 

Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt! Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.

Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik. Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!

vjosa osmani

Sondazh

Poll