Politike

Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Donald Trump, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me 113 vota pro

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër.

22 Janar 2026, 15:29 Nga E.d
Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Donald Trump,
votimi

TIRANË- Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër. I vetmi që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.

Javën tjetër pritet që kryeministri Rama të udhëtojë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë në tryezën e Bordit, tryeza e parë ku Trump do të shpalosë planin e tij për të konkretizuar paqen dhe rindërtimin e Gazës./Dosja.al

kuvendi donald trump bordi i paqes

Sondazh

Poll