Politike

Çështja Balluku/ SPAK: Nuk plotësohen kriteret për shqyrtim kushtetues, hetimi penal vijon

Kjo duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.

22 Janar 2026, 14:22 Nga E.d
Çështja Balluku/ SPAK: Nuk plotësohen kriteret për
Foto ilustruse

TIRANË- Përfaqësuesit SPAK kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën e cila po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministria ka kundërshtuar masën e ndalimit të kërkuar ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

SPAK ka depozituar parashtrimet e saj me shkrim. Kjo duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.

Sipas SPAK, pala kërkuese nuk legjitimohet si subjekt procedural për të aktivizuar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual.

“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete”, thuhet në qëndrimin e SPAK. Prokuroia bën me dije se për sa i përket këtij rasti nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e GJK.

Sipas SPAK nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit.  Gjithashtu SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Kjo pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një konflikt të tillë. Theksohet se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri.Kjo pasi në argumentimin e tyre, ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së. Ndaj si pasojë nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.

SPAK e cilëson atë të pabazuar, pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka bllokuar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave. Kjo duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit, ndaj si e tillë ajo nuk cënon funksionimin institucional të qeverisë./Dosja.al

belinda balluku spak kryeministria

Sondazh

Poll