Politike

“Iu lute Elisës që të shënonte emrin në ligj”/ Bardhi-Ramës: I vetmi kryeministër që ka pritur në zyrë kartele të drogës

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Rama duhet të sqaronte se pse nuk ishte i pranishëm në Davos sot, ku u nënshkrua dhe Plani i Paqes.

22 Janar 2026, 13:47 Nga I.A
“Iu lute Elisës që të shënonte emrin në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi ka komentuar fjalimin të Ramës në seancë plenare, duke e quajtur fjalim plot urrejtje. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se Rama duhet të sqaronte se pse nuk ishte i pranishëm në Davos sot, ku u nënshkrua dhe Plani i Paqes.

Bardhi më tej, shtoi se nëse Rama do të ishte zgjedhur personalisht, s'do të kishte nevojë që t'i kërkonte Elisa Spiropalit t'i shënonte emrin në projektligj  

“Bëri mirë që iku, e kishte mbushur fjalimin me urrejtje. Se kuptova arsyen pse.. Vijoi propagandën se i ishte bërë një ndër i madh për të qenë në Jerusalemin, por për shkak të angazhimeve nuk e kemi të mundur që të shkojmë. Por është turp i madh që të shesësh izolimin ndërkombëtar si nder. Pse sot nuk është në Davos dhe pse Shqipëria nuk pranohet në këtë aktivitet nga më të rëndësishmit botëror. Ortaku i Agasi, avokati i Ballukut, i krimit të organizuar, bërë sikur nuk e dëgjoi pyetjen dhe dha përgjigje aspak serioze se një kryeministër. Takimin privat për investime e ke pasur dje.

Disponon një avion privat dhe mund të ishe nisur për të arritur takimin në Davos. Për fat të keq nga rajoni i Ballkanit, i vetmi lider që ishte i pranishëm, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në vend që të fshiheshe, do të duhej të sqarohesh se pse nuk je për atë që të autorizoi Bajram Begaj. Po tenton të zgjedhësh veten. Po të të kishin zgjedhur, s’kishe nevojë që t’i thojë Taulantit që ta shënoje mërin në ligj. Ça nevoje kishe që t’i kërkoje me lutje Elisës, që kur të propozonte pr.ligin, ta shënonte emrin atje. Shqipëria është ftuar dhe ajo përfaqësohet ose nga presidenti, ose nga kryeministri. Ça hall ke që do që ta shkruajmë emrin në ligj? Pse e lidh këtë bord me emrin tënd të nxirë, si i vetmi kryeministër që ka pritur në zyrë kartele të drogës,” tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi edi rama seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll