Politike

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, PD: Pavarësisht shkeljes së rregullave do marrim pjesë

Sipas njoftimit, deputetët demokratë do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

21 Janar 2026, 22:09 Nga DOSJA
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të
foto ilustruese

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar se edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë. Sipas njoftimit, deputetët demokratë do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

“Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e PD.

bordi i paqes grupi parlamentar i partisë demokratike

Sondazh

Poll