Politike

PD: Kongresi Amerikan thotë se, trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave në Shqipëri përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e SHBA dhe NATO

Përmes një deklarate për shtyp, Garo u shpreh se strategjia anti-karteleve të drogës të Presidentit Trump, duhet të zbatohet në Shqipëri me urgjencë.

21 Janar 2026, 17:14 Nga E.d
PD: Kongresi Amerikan thotë se, trafikimi i drogës dhe pastrimi i
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se Kongresi Amerikan thotë se, trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave në Shqipëri përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e SHBA dhe NATO. Përmes një deklarate për shtyp, Garo u shpreh se strategjia anti-karteleve të drogës të Presidentit Trump, duhet të zbatohet në Shqipëri me urgjencë.

Ajo lexoj 2 pyetje-përgjigje të Kryetarit të nënKomisionit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self, për Profesorin e ‘John Hopkins University’ dhe ekspertin e Ballkanit, Joseph Eduards.

Në përgjigjiet e tyre thuhej se trafikimi dhe pastrimi i parave përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e SHBA-së dhe NATO-s dhe pasqyrojnë një patologji të thellë në sistemin e qeverisjes në Shqipëri.

Gjithashtu thuhej se raportimet e Departamentit të Shtetit tregojnë se SHBA është e vetëdijshme për rreziqet e sigurisë që burojnë nga roli i Shqipërisë si nyje e krimit të organizuar.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Në vijim të deklaratës së djeshme për seancën dëgjimore në Kongresin Amerikan, Partia Demokratike thekson domosdoshmërinë që institucionet e drejtësisë, Parlamenti dhe aktorët politikë e shoqërorë, jo vetëm të dëgjojnë atë që vjen si kambanë alarmi nga kancelaritë më të larta, të Uashingtonit, Brukselit etj., por edhe të pozicionohen, të reagojnë dhe të përballen me rrezikun e narkoshtetit që ka instaluar Edi Rama dhe qeveria e tij në Shqipëri.

Strategjia anti-karteleve të drogës të Presidentit Trump, e ritheksuar disa herë edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, edhe nga të dërguarit e Departamentit të Shtetit etj., duhet të zbatohet në Shqipëri me urgjencë. Një vend anëtar i NATO, kandidat për BE, nuk mund të jetë njëkohësisht një narko-shtet që hap dhe lehtëson rrugët e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, të cilat cenojnë sigurinë kombëtare, rajonale dhe europiane.

Në vijim do të lexoj sot 2 pyetje-përgjigje të Kryetarit të nënKomisionit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self, për Profesorin e ‘John Hopkins University’ dhe ekspertin e Ballkanit, Joseph Eduards:

Pyetja 3

Si duhet të reagojë komuniteti ndërkombëtar ndaj shndërrimit të Shqipërisë në një qendër të trafikut dhe pastrimit të parave?

Trafikimi dhe pastrimi i parave përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat e SHBA-së dhe NATO-s dhe pasqyrojnë një patologji më të thellë në sistemin e qeverisjes në Shqipëri. Bashkimi i interesave të partisë në pushtet, institucioneve shtetërore dhe krimit të organizuar është në zemër të këtij problemi.

Siç dokumentohet nga raportime hetimore dhe sanksione të OFAC, krimi i organizuar ka depërtuar në strukturat politike dhe ka ndikuar në proceset zgjedhore. Lejimi i vazhdimit të këtij fenomeni rrezikon destabilizim të mëtejshëm në Evropë dhe hapësirën transatlantike.

Pyetja 4

Si duhet ta vlerësojë SHBA implikimin e sigurisë nga ekonomia e paligjshme e Shqipërisë?

Raportimet e Departamentit të Shtetit tregojnë se SHBA është e vetëdijshme për rreziqet e sigurisë që burojnë nga roli i Shqipërisë si nyje e krimit të organizuar. Flukset financiare të paligjshme minojnë stabilitetin rajonal, lehtësojnë ndikime keqdashëse dhe komprometojnë krahun juglindor të NATO-s. Sfida tani është përkthimi i kësaj vetëdijeje në veprim politik konkret./Dosja.al

pd kongresi amerikan shqipëri

Sondazh

Poll