Aktualitet

Rezultoi se ishte vëllai i Xubit të Yzberishtit! Kush është 'i forti' i arrestuar për trafik armësh në Tufinë?

Mësohet se ai rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje, dhe bëhet me dije se ai është vëllai i Xubit të Yzberishtit, i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua me motor.

21 Janar 2026, 13:45 Nga D.S
Rezultoi se ishte vëllai i Xubit të Yzberishtit! Kush është
Xubi i Yzberishtit

TIRANË- Ilir Zyberi, i njohur si i forti i Yzberishtit, u arrestuar mbrëmjen e shkuar si pjesë e një grupi që shiste armë zjarri. Mësohet se ai rezulton të jetë i dënuar më parë për vrasje, dhe bëhet me dije se ai është vëllai i 'Xubit të Yzberishtit', i cili humbi jetën në vitin 2021 pasi u aksidentua me motor.

Ilir Zyberi, Artur Brahimaj dhe Artur Rushiti u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov. Autoritetet shpallën në kërkim një tjetër anëtar të dyshuar të grupit, ndërsa sekuestroi 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonat e Tufinës dhe të Freskut./Dosja.al 

xubi i yzberishtit ilir zyberi tufine

Sondazh

Poll