Aktualitet

E rëndë në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

Paraprakisht, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

21 Janar 2026, 13:15 Nga D.S
E rëndë në Prrenjas! I moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe
Ura Bushtricës

PRRENJAS-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një i moshuar rreth moshës 60 vjeç, ka humbur jetën në rrethana tragjike. Paraprakisht, dyshohet se viktima ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës mbi trasenë e rrugës automobilistike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Trupi i pajetë i të moshuarit, është dërguar për ekspertizë. Ndërkohë, uiformat blu vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen./Dosja.al 

Sondazh

Poll