Aktualitet

Krim në familje! Djali vret nënën e tij në Prizren, i dyshuari ka pasur...

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 01:06, dyshohet se një person, rreth 30 vjeçar ka vrarë nënën e tij, 60 vjeçare.

21 Janar 2026, 09:49 Nga D.S
Krim në familje! Djali vret nënën e tij në Prizren, i
Foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm ku një djalë ka vrarë nënën e tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 01:06, dyshohet se një person, rreth 30 vjeçar ka vrarë nënën e tij, 60 vjeçare.

Uniformat blu, bëjnë me dije se, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Mësohet se, nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është identifikuar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në pjesën e kokës. Ndërkohë që 30-vjeçari është arrestuar nga policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Njoftimi i policisë:

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”/Dosja.al

djali vret nenen e tij prizren

Sondazh

Poll