Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në vend/ Policia apelon qytetarët: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku apelon qytetarët të tregojnë kujdes.

21 Janar 2026, 09:21 Nga D.S
 

Rikthehen reshjet e dëborës në vend/ Policia apelon

TIRANË- Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të Shqipërisë. Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar ku apelon qytetarët të tregojnë kujdes. Sipas tyre, për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë.

Mësohet se, policia po bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Ndërkohë, uniformat blu kërkojnë që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftimi i policisë: 

"Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! Për shkak të reshjeve të borës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe në Sarandë. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme janë në terren me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në rast nevoje. Policia bashkëpunon me entet pronare të rrugëve dhe firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës .

Puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve vijon në mënyrë intensive. Në Qafë Thanë, nuk do lejohet kalimi i kamionëve (rreth 2-3 orë) derisa rruga të pastrohet nga borëpastruesja në tokën maqedonase. Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve të: bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, respektojnë sinjalistikën rrugore, pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore."/Dosja.al 

 

reshjet e debores policia apelon qytetaret

Sondazh

Poll