Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka

Ndërsa Erlis Duka është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. 

21 Janar 2026, 12:59 Nga I.A
Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka
Santiago Malko dhe Leonard Duka

TIRANË- Leonard Duka është dënuar ditën e sotme për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Mësohet se GJKKO ka dhënë vendimin me 30 vite burg për Dukën. 

Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe konfirmon përfshirjen e Dukës në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Ndërsa Erlis Duka është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. 

Si ndodhi ngjarja?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./Dosja.al

santiago malko leonard duka

Sondazh

Poll